Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba-Shërbimet Sekrete: Lideri I Koresë Së Veriut Urdhëroi Sulmin Kundër Anijes Së Jugut
English

Shba-Shërbimet Sekrete: Lideri I Koresë Së Veriut Urdhëroi Sulmin Kundër Anijes Së Jugut

UASHINGTON, 23 maj /ATSH-ANSA/ - Shërbimet sekrete të SHBA-së pretendojnë se fundosja e anijes ushtarake koreanojugore me një silur dy muaj më parë është urdhëruar personalisht nga lideri koreanoverior Kim Jong-li, i cili në këtë mënyrë kërkon të përforcojë pushtetin e tij dhe të favorizojë ardhjen në pushtet të djalit të tij, Kim Jong-un, shkruan sot e përditshmja New York Times. Fundosja e anijes luftarake koreanojugore nga një nëndetëse koreanoveriore shkaktoi vdekjen e 46 marinarëve. Qeveria e Seulit do t'i kërkojë javën e ardhshme OKB-së ta dënojë sulmin. Koreja e Veriut e mohoi përfshirjen e saj në këtë incident. Por një hetim ndërkombëtar arriti në një tjetër konkluzion. Sipas shërbimeve sekrete amerikane, cituar nga e përditshmja, sulmi është urdhëruar personalisht nga lideri koreanoverior Kim për të përforcuar pushtetin dhe të drejtën për të emëruar si pasues djalin e tij. Kjo tezë është konfirmuar nga vizita e Kim, pas sulmit, te komandantët e njësisë ushtarake që kreu sulmin. Atëherë Kim i kishte dhënë yllin e katërt gjeneralit që kishte zbatuar sulmin. Shtetet e Bashkuara kanë pohuar se do të ketë "pasoja për Korenë e Veriut për sulmin kundër anijes koreanojugore". Por administrata Obama ka zgjedhur të moderojë reagimet për të shmangur një konflikt të mundshëm të armatosur ndërmjet Seulit dhe Phenianit. /e.v/
KOMENTE