Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Prodhime Artizanale Dhe Bujqesore Ne Nje Panair
English

Shkoder: Prodhime Artizanale Dhe Bujqesore Ne Nje Panair

SHKODËR, 23 Maj/ATSH-G. Marku/- Rreth 50 fermerë dhe artizanë të rajonit të Shkodrës paraqitën sot prodhimet e tyre bujqësore në një panair në qytet me mbështetjen e MADA-s, (Agjensia për Zhvillimin e Zonave Malore). Panairi i produkteve bujqësore dhe artizanale ishte vijim i takimit të zhvilluar një ditë më parë me fermerët mbi politikat e zhvillimit të rural, lokal dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale, pjesë e projektit Adrilinks, një mundësi njohjeje e eksperiencave dhe punën e prodhuesve vendas në sektorët bujqësor, blegtoral dhe artizanat. Në një ditë pushimi, larmia e produkteve të ekspozuara në panair solli shumë qytetarë shkodranë, që përveç interesit, u bënë konsumatorë të shumë prodhimeve. Më të shumtët u vunë re tek pavionët e bylmetrave, mjaltit dhe sidomos te perimet e freskëta sezonale, pasi realisht për shkak të përmbytjeve që pësuan fushat e NënShkodrës, ato kanë ardhur disi me vonesë për konsumatorin shkodran. Në panair kishin ardhur dhe nga Mali i Zi, kryesisht nga zonat shqiptare të Tuzit dhe Ulqinit, me të cilët organizatorët theksuan nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbime dy palëshe. "Panairi është pjesë e projektit të financuar nga italianët e rajonit të Marches, një bashkëpunim 2-vjeçar për forcimin e partneritetit publik dhe privat, shkëmbimin e eksperiencave për zhvillimin e sektorëve të agropërpunimit dhe të artizanatit", tha për ATSH-në, nëndrejtore e MADA-s, Brunilda Stano. Ajo vlerësoi punën dhe produktet e ofruara në panair për nivelin e prezantimit në pavione me të veçantat e tyre, si në cilësi dhe shumëllojshmëri në mjeshtritë e punimeve artizanale. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Guri Beshi evidentoi përmirësimin e situatës në radhët e fermerëve shkodranë pas muajve problematikë të fillimvitit nga përmbytjet e mëdha nga shirat. Projekti Adrialinks është i fokusuar në zhvillimin e integruar zinxhir të vlerave dhe prodhimeve bujqësore dhe synon shkëmbimin e përvojave mes prodhuesve italianë dhe shqiptarë./n.m/
KOMENTE