Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Makinat Klasike Pasi Mbrriten Ne Qytet, Vijojne Turin Drejt Sarandes
English

Vlore: Makinat Klasike Pasi Mbrriten Ne Qytet, Vijojne Turin Drejt Sarandes

VLORE, 23 maj /ATSH-H.Koçi/.-Pas udhëtimeve Tiranë-Durrës e Durrës-Berat, rreth 50 autovetura prodhim i viteve 1905-1982, mbërritën mbrëmë në qytetin e Vlorës, në kuadër të veprimtarisë "Adriatic & Ionian Cassic Rally", organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Gjatë paradës në bulevardin kryesor, ato tërhoqën vëmendjen e qytetarëve vlonjatë të vendosur përgjatë trotuarëve. Sot, do të vazhdojnë etapën e udhëtimit drejt Himarës dhe Sarandës, ku do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve. Autoveturave të garës, u është bashkuar dhe qytetari vlonjat, Agim Muça me automjetin e tij të tipit "Morris", prodhim argjentinas, i realizuar në vitin 1979 sipas modelit të vitit 1923. Të 50 autoveturat kanë ardhur nga Greqia, Bullgaria, Italia, Mali i Zi, Turqia si dhe Shqipëria, duke ralizuar një garë të tillë, e para në Shqipëri, e cila nisi dy ditë më parë, në Tiranë dhe do të përfundojë në qytetin e Sarandës në datën 24 maj. Veprimtaria "Adriatic & Ionian Cassic Rally"organizohet nga Automobile Club Albania (ACA) në bashkëpunim me Motor Rally Organization Events (M.R.O.E.)./n.m/
KOMENTE