Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Shba - Fmn I Kërkon Spanjës Reforma Urgjente Për Hapjen E Vendeve Të Punës Dhe Bankat
English

Ekon - Shba - Fmn I Kërkon Spanjës Reforma Urgjente Për Hapjen E Vendeve Të Punës Dhe Bankat

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-AFP/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi sot Spanjës reforma urgjente për përmirësimin e funksionimit të tregut dhe sistemit të saj bankar, në përfundim të një misioni në vend. "Politika e qeverisë duhet të përqendrohet në riekulibrimin e ekonomisë'', theksoi FMN në një komunikatë duke kërkuar një veprim urgjent dhe të vendosur. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë tre prioritete, e para është krijimi i tregjeve më fleksibël për hapjen e vendeve të punës dhe rishpërdarjen mes sektorëve në një vend ku përqindja e papunësisë i ka kaluar 20 për qind gjatë tremujorit të parë. E dyta është një konsolidim buxhetor për të ulur financat publike mbi një bazë të qëndrueshme. Qeveria ndërmori masa të ashpra për ekonomizimin e 15 miliardë eurove në vitin 2010 dhe 2011. Prioriteti i tretë është konsolidimi i sektorit bankar dhe një reformë për riforcimin dhe efikasitetin e sistemit ekonomik për të cilin rreziqet janë akoma të larta./ /ec/ a.jor
KOMENTE