Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupi i PS vendos sot për rifutjen në Kuvend pas grevës së urisë
English

Grupi i PS vendos sot për rifutjen në Kuvend pas grevës së urisë

Tiranë, 24 Maj, NOA – Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, deputetët socialistë do të shqyrtojnë vendimin për t’u rifutur në Kuvend, pas nismës së ndërmarrë për t’u futur në grevë urie, e cila zgjati për gati 3 javë rresht.

Pritet që në takimin e sotëm te merret vendimi për t'u kthyer rregullisht në jetën parlamentare, duke hyrë në komisionet e përhershme dhe në të gjitha seancat parlamentare, sikundër ka lënë porosi edhe Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, bashkë me ta pritet të jenë në këtë takim edhe të gjithë grevistët e urisë, për t’u takuar me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili parashikohet t'u shprehë atyre falenderimet për sakrificën e treguar përgjatë 19 ditëve në grevën e urisë, poshtë zyrës së kryeministrit Berisha.

Kuvendi pritet të mblidhet edhe sot në seancë plenare, duke kthyer kështu rregullin edhe me ditën e hënë të përfshirë në punime, ashtu siç ka qenë edhe më parë, kur Kuvendi funksiononte normalisht me praninë e opozitës.

Grupi i Partisë Socialiste u largua në 29 prill nga Kuvendi, një ditë para protestës së madhe të 30 prillit, dhe që prej asaj dite nuk mori pjesë më në seancat plenare.

a.y/NOA

KOMENTE