English

Koreja E Veriut: Do Të Konsolidohemi Si Fuqi Bërthamore

SEUL, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Koreja e Veriut ka ritheksuar të drejtën për t'u konsoliduar si "fuqi bërthamore" në mënyrë transparente, njoftoi agjencia e lajmeve KCNA, e cila ka theksuar një koncept të vyer për Phenianin vetëm disa orë para shpalljes së kundërmasave të Seulit kundër veriut, që konsiderohet si përgjegjës për fundosjen e anijes luftarake Cheonan, me të cilën humbën jetën 46 marinarë. /e.v/
KOMENTE