English

Mali I Zi - Kryeministri Gjukanoviç Fiton Zgjedhjet Lokale

PODGORICË, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Koalicioni i drejtuar nga kryeministri Milo Gjukanoviç dhe partia e tij e demokratëve socialistë (DPS) fitoi me rezultat të thellë zgjedhjet lokale të zhvilluara dje në Malin e Zi. Gjukanoviç, kryeministri karizmatik që drejton vendin prej 20 vitesh dhe që e çoi vendin drejt pavarësisë së plotë nga Serbia në vitin 2006, del më i fortë politikisht përpara zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2013. Sipas të dhënave të Komisionit Elektoral Zgjedhor, koalicioni në pushtet ka marrë 12 nga 14 provincat e numëruara nga 21 që ka vendi i vogël ballkanik. Koalicioni në pushtet mori edhe provincën e Podgoricës, ku jeton një e treta e gjithë popullsisë së Malit të Zi prej 650 mijë banorësh./ a.jor.
KOMENTE