Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nuk ka zgjidhje me kuti të mbyllura dhe fletë votimi të djegura
English

Rama: Nuk ka zgjidhje me kuti të mbyllura dhe fletë votimi të djegura

Tiranë, 24 maj, NOA Update - “Duam zgjidhje dhe e duam brenda dy javësh dhe askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje se ekziston një zgjidhje me kutitë e mbyllura, apo me fletët e votimit të djegura”.

Ky është mesazhi që ka dhënë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në fund të fjalimit të tij, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku ishin të pranishëm edhe 200 grevistët që morën pjesë në protestën 19 ditore.

Kreu i PS-së ka lënë të kuptohet se nëse nuk arrihet një zgjidhje, atëherë PS-ja do t'u rikthehet sërish protestave.

Rama ka theksuar se “edhe pa u hapur kutitë të gjithë e dinë që Berisha i vodhi votat”. Kreu i PS-së ka përsëritur gjatë gjithë fjalimit të tij se greva e urisë ishte e suksesshme.

“Sot qeveria nuk qeveriset nga ata që janë zgjedhur, por nga ata që nuk e lanë popullin të zgjedh. Kjo është një beteje për të drejtën e shkelur për liritë e mohuara”, tha Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE