Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reklama e Hitlerit, reagojnë italianët
English

Reklama e Hitlerit, reagojnë italianët

Palermo, 24 maj, NOA - Një reklamë, ku duket Adolf Hitleri i veshur me uniformë ushtarake ngjyrë rozë, ndërsa kryqi i thyer në krahun e tij është zëvendësuar me një zemër të kuqe, i ka zemëruar qytetarët e Palermos në jug të Italisë.

Reklama thotë: “Mos e ndiqni udhëheqësin tuaj”. Partizanët dhe luftëtarët e rezistencës nga Lufta e Dytë Botërore, sot reaguan me një deklaratë që thotë se posteri “i fyen ata që luftuan për të mundur nazi-fashizmin”.

Qytetarët e Palermos gjithashtu i shkruan letra në shenjë proteste presidentit italian.

Agjencia e reklamave tha se qëllimi i reklamës ishte që të jetë provokative, dhe jo të glorifikojë nazizmin.

NOA/ANSA

KOMENTE