Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Vdes Në Moshën 95-Vjeçe Një Dukeshë E Dinastisë Romanov
English

Rusi - Vdes Në Moshën 95-Vjeçe Një Dukeshë E Dinastisë Romanov

MOSKË, 24 maj /ATSH-AFP/ - Dukesha Leonida Guerguievna Romanova vdiq sot në Madrid në moshën 95 vjeç, njofton AFP-në një përfaqësues i familjes së carit të fundit të Rusisë, Romanovët. "Princesha e familjes mbretërore të Rusisë vdiq gjatë natës së djeshme në Madrid, në moshën 95-vjeç", njoftoi drejtori i kancelarisë së shtëpisë Romanov", Aleksandër Zakatov. Leonida ishte nëna e dukeshës Maria Vladimirovna, shefe e shtëpisë perandorake Romanov, shtoi ai. "Ajo ishte gjithashtu përfaqësuesja e fundit e shtëpisë Romanov që ka lindur përpara Revolucionit rus të vitit 1917 në territorin e perandorisë së madhe ruse, Tiflis, Tbilisi i vjetër, kryeqyteti i Gjeorgjisë", shtoi ai. Dukesha do të varroset siç dëshironte ajo përkrah bashkëshortit, Vladimir Kirilloviç, në Shën-Petërburg. Leonida, pasi ka jetuar për një kohë të shkurtër në Gjermani pas revolucionit, ishte kthyer më tej në Gjeorgji, në atë kohë republikë e BRSS-së, ku jetoi deri në vitin 1931 pavarësisht fushatave të represionit të pushtetit sovjetik kundër përfaqësuesve të regjimit të vjetër, bëri të ditur Zakatov. /I.Pu.
KOMENTE