English

Uithers: Mbështesim propozimin e BE për krizën

Tiranë, 24 maj, NOA - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uithers, ka zgjedhur një takim me gazetarët, ku është diskutuar për raportin mes medias dhe gjyqësorit, për të deklaruar qëndrimin e tij në lidhje me situatën politike.

Uithers ka deklaruar se situata aktuale është një krizë marrëdhëniesh mes Kryetrarit të PS-së, Edi Rama dhe Kryeministri Sali Berisha. Por Uithers e ka cilësuar dhe si një krizë qeverisje. Ndërsa ka vlerësuar propozimin e Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës.

Në fjalën e tij, Ambasadori i SHBA-ve është ndalur gjatë në raportet mes gjyqësorit dhe ekzekutivit. Në këtë linjë ai ka lëshuar akuza të ashpra për mazhorancën në lidhje me votimin e gjyqtarëve.

Ambasadori Uithers ka vlerësuar se rrëzimin nga Kuvendi i kandidaturës së Vangjel Kostës në Gjykatën Kushtetuese ka qenë një votim politik.

“Votimi ishte thuajse politik dhe i pakuptueshëm. Vangjel Kosta është një jurist i kualifikuar dhe arsyet që u dhanë janë shqetësuese”, tha Uithers.

m.xh/NOA

KOMENTE