Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhafaj: Greva e urisë, ia arriti qëllimit të saj
English

Xhafaj: Greva e urisë, ia arriti qëllimit të saj

Tiranë, 24 Maj, NOA – “Ishin tre javë uri, që treguan urinë e madhe të qytetarëve shqiptare për transparencë”.

Me të tilla fjalë, e ka përshkruar grevën e urisë së socialistëve, deputeti Fatmir Xhafaj, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së veçantë që po zhvillohet në restorant “Xibraku” mes deputetëve socialistë dhe protestuesve që hynë bashkë me ta në grevën e urisë, të zhvilluar nga data 30 prill deri më 19 maj.

“Qytetarët vërshuan në Tiranë, duke shënuar historinë e një force politike, e cila tregoi se nuk i lë ata në kthetrat e një pushteti të korruptuar”, tha më tej, deputeti Xhafaj, i cili ka patur gjatë atyre ditëve të grevës së urisë së socialistëve, edhe rolin e kryetarit të shtabit të saj.

Sipas tij, Partia Socialiste e kreu misionin e saj, për të cilin edhe e inicioi grevën e urisë, që për shumë persona në fillim dukej si i pamundur.

“Duke shënuar të parën protestë në të tilla përmasa kohore dhe njerëzore”, tha ai.

Ndër të tjera, deputeti Fatmir Xhafaj, një përshëndetje të madhe u dha edhe grevistëve të thjeshtë, jo përfaqësues të Partisë Socialiste në Kuvend, sipas të cilit, ata hynë me një ideal të madh brenda saj.

n.e/NOA

KOMENTE