English

Afganistan - Isaf: Eliminohet Një Komandant I Al Kaidas

KABUL, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Një komandë ushtarake e përbërë nga ushtarë ndërkombëtarë dhe afganë është përfshirë sot në një shkëmbim të ashpër zjarri në provincën juglindore Paktiya në të cilën mbeti i vrarë një komandant i Al Kaidas dhe disa rebelë të tjerë, njoftoi ISAF. Në një komunikatë në Kabul, ISAF shpjegoi se luftimet ndodhën në një zonë rurale të distriktit Zormat gjatë kontrollit në disa ndërtesa që sipas informacioneve të shërbimeve sekrete, shërbenin si strehim i rebelëve. Gjatë operacionit, komanda ushtarake aleate u sulmua me armë zjarri dhe menjëherë aleatët u kundërpërgjigjën duke vrarë një komandant të Al Kaidas dhe disa rebelë të tjerë. /e.v/
KOMENTE