Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Argita Berisha sjell në jetë një djalë, fotot e gëzimit familjar të kryeministrit
English

Argita Berisha sjell në jetë një djalë, fotot e gëzimit familjar të kryeministrit

Tiranë, 25 Maj 2010 NOA – Argita Malltezi (Berisha), vajza e kryeministrit të vendit, Sali Berisha, ka sjellë sot në jetë, fëmijën e saj. Djali i çiftit Argita dhe Jamarbër Malltezi, u lind në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë dhe lindja sipas mjekëve ishte normale.

Djali i cili do të mbajë emrin Arti, zgjedhje e familjes që ka edhe tre vajza, lindi me peshë 3 kilogramë e 300 gramë dhe gëzon shëndet të plotë, pohuan mjekët. Në gjendje optimale është dhe nëna e të voglit, Argita Berisha.

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, kanë shkuar për të parë nga afër fëmijën e sapolindur dhe nënën e saj, çifti Sali dhe Liri Berisha. Ndërsa gjatë gjithë kohës, nënës së Artit i gjendej pranë Jamarbri.

Tepër i ngazëllyer nga ardhja në jetë e Artit të vogël, sikundër duket edhe në këto foto, kryeministri Berisha ka shprehur emocione të forta në këtë gëzim familjar e po ashtu dhe bashkëshorti i Argitës dhe nëna e saj, Liria.

Arti Malltezi, është kështu trashëgimtari i çiftit Argita dhe Jamarbër Malltezi. Arti u lind në të njëjtën datë si shenjtori Padre Pio, dhe siç thonë në Itali ku sot është një ditë festive, të lindësh në një ditë me të, të sjell goxha fat.

r.n/NOA

Foto të tjera, te Galeria

KOMENTE