Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtar 25 Maj 2010
English

Axhenda Ndërkombëtar 25 Maj 2010

----------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ KINGSTON - Policia dhe ushtria xhamajkiane sulmuan dje bastionin e një bosi droge, për të cilin Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin, pas disa ditë dhune që shkaktuan të paktën tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur në radhët e forcave të rendit. SEUL - Ndjekje e situatës ndërkohë që Koreja e Jugut kërkon të marrë mbështetjen e Kinës për t'i vendosur sanksione Koresë së Veriut e akzuar për fundosjen e një anijeje lufte koreanojugore. Numri një i Koresë së Veriut Kim Jong-Il e vuri ushtrinë në gjendje alarmi ndërkohë që Seuli kërcënoi se ta bënte të paguante Korenë e Veriut, e akuzuar për mbytjen e një anijeje lufte koreanojugore. TË TJERA -------------- NJU ORLINS (SHBA) - Ndjekje e përpjekjeve të ndërmarra për ndalimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, shkaktar i një shtrese nafte që po përhapet në brigje. - Në Uashington, seancë në Senat për përgjegjësitë e shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës dhe paraqitet një projekt për ngritjen e tavanit që kufizon dëmshpërblimet e dhëna nga shoqëritë e naftës (14:00). LONDËR - Mbretëresha Elizabeth II mban fjalimin që shënon fillimin e legjislaturës së re ku jepen hollësi për programin e qeverisë së David Cameron, kryeministri i ri konservator në krye të koalicionit mes partisë së tij konservatore dhe liberaldemokratëve (10:30). PEKIN - Edicioni i dytë i "Dialogut strategjik dhe ekonomik" mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara vazhdon sot në Pekin dhe pritet të përfundojë me një deklaratë të përbashkët, pas një dite pa përparime të dukshme. ROMË - Silvio Berlusconi mbledh qeverinë për të miratuar buxhetin për vitin 2011-2012 që do të përfshijë zvogëlimet drastike të shpenzimeve publike (16:00). ABU DHABI - Kancelarja gjermane Angela Merkel takohet me zyrtarë të emirateve në Abu Dhabi, etapa e parë e një turneu katër ditor në rajon gjatë të cilit ajo pritet të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Bahreinin. SANA - Një gjykatë jemenase jep verdiktin në procesin e tre jemenasve të akuzuar për spiunazh për llogari të Iranit. UASHINGTON - Presidenti italian Giorgio Napolitano takohet në Shtëpinë e Bardhë me homologun amerikan Barack Obama. BRUKSEL - Mbledhje e ministrave evropianë të Industrisë (07:30). BRUKSXEL - Shefja e diplomacisë së BE-së Catherine Ashton takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen (09:30). ZAGREB - Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, TPI, Serge Brammertz zhvillon një vizitë në Kroaci (deri më datën 28). /I.Pu.
KOMENTE