English

Bregu: Jemi vendi i parë që aplikojmë sistem elektronik prokurorimi

Tiranë, 25 maj, NOA – Shqipëria është vendi i parë në botë që aplikon sistemin e prokurorimeve elektronike 100 për qind. Vlerësimi ka ardhur nga një raport i OKB-së. Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, duke ju referuar për prokurorimet u shpreh se reformat e qeverisë kanë sjellë performancë më të mirë të mundshme në këtë drejtim.

Në një konferencë për mediat, Bregu u shpreh se Shqipëria renditet e dyta pas Gjermanisë në grupimin e vendeve të Evropës dhe Amerikës së Veriut për përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të shërbimeve publike.

“Nga një sistem bllokues në letër i procesit të tenderimit, me mbi 70 për qind të tenderave të hapur, para 5 vitesh, një procedurë që shoqërohej nga mungesa e transparencës dhe niveli i lartë i korrupsionit, sot Shqipëria është vendi i parë në botë që aplikon një sistem prokurimi 100 për qind elektronik të detyruar, për të gjitha shërbimet publike. Duke ofruar siguri, transparencë dhe prakticitet për komunitetin vendas dhe ndërkombëtar të biznesit”, tha Bregu.

m.xh/NOA

KOMENTE