English

Dekretohen tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Tiranë, 25 Maj, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar ditën e sotme tre emra të rinj anëtarësh për Gjykatën e Lartë.

Lajmi është cituar në faqen zyrtare të Presidencës, ku komunikohet saktëësisht se presidenti ka dekretuar për anëtarë të institucionit të lartë gjyqësor Vexhi Muçmatën, Sokol Çomon e Medi Bicin.

Këta janë tre emrat e rinj të dekretuar prej tij per Gjykatën Kushtetuese, pas tre të mëparshmëve, të cilët iu kaluan për miratim Kuvendit para pak ditësh.

Prej tyre, vetëm emri i Vangjel Kostës, nuk gjeti miratim nga ana e deputetëve të Kuvendit.

a.y/NOA
KOMENTE