English

Deputetë Kosovarë Vlerësojnë Angazhimin E Parlamentit Shqiptar Në Forcimin E Institucioneve Në Kosovë

- Gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit - TIRANË, 25 Maj/ATSH/.- Deputetë të komisionit të arsimit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një takimi sot me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, vlerësuan mbështetjen e parlamentit shqiptar në pavarësinë dhe njohjen e Kosovës dhe forcimin e institucioneve të saj. Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, duke u ndalur tek arsimi, Kryetarja Topalli tha se kjo fushë është fokus i reformave në vend, pasi kombi ynë arsimin e ka një prioritet. "Këto janë kohëra vendimtare për kombin. Kosova është e pavarur. Shqipëria është në NATO. Shpresojmë që së shpejti të hiqen edhe vizat për shqiptarët. Në Shqipëri bëmë zgjedhjet më të mira dhe transparente, të vlerësuara si të tilla edhe nga ndërkombëtarët. Kush nuk njeh legjitimitetin e votës, nuk njeh sistemin. Është koha që edhe opozita dhe lideri i saj të tregojë përgjegjësi ndaj shtetit në këto momente historike", nënvizoi Topalli. Në bisedën me Kryetaren e Kuvendit, deputetët e komisionit të arsimit të Kosovës shtruan idenë e organizimit të një takimi të komisioneve të arsimit të rajonit në Prishtinë, e cila u mbështet nga kryeparlamentarja Topalli./a.s/ s.s./
KOMENTE