Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier: Naim Frashëri, Veprimtari Me Rastin E 164 Vjetorit Të Lindjes
English

Fier: Naim Frashëri, Veprimtari Me Rastin E 164 Vjetorit Të Lindjes

FIER, 25 Maj /ATSH-Rr.Isufaj/. - 164 vjetori i lindjes së poetit tonë kombëtar Naim Frashëri u kujtua të martën në Fier me një veprimtari kulturore, organizuar nga Drejtoria Arsimore, Unioni i Shkrimtarëve, Biblioteka Publike dhe shkolla 9-vjeçare që mban emrin e rilindasit të shquar. "Qëllimi i kësaj veprimtarie të përbashkët është promovimi i veprës së pavdekshme artistike të poetit tonë të madh kombëtar, bilbilit të rilindjes, Naim Frashëri," u shpreh Drejtoresha e Biblotekës, Alma Gjini. "Vepra letrare e Naimit është e pavdekshme. Ajo është krenaria e letërsisë sonë kombëtare, ndaj dhe për Naimin nuk do të ketë kurrë mort, por vetëm ditëlindje," tha më tej Gjini. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, Naimi ishte një ndër figurat kryesore që ndikoi në zgjimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve. Vepra e tij poetike u bë frymëzuesja dhe shpirti i lëvizjes kombëtare. "Naimi transmeton dhe sjell me zjarr pasqyrën e një kombi. Krijimtaria e tij shënon lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike, duke bërë kalimin nga letërsia me drejtim fetar e didaktik, në një letërsi artistike me vlera të larta gjuhësore," tha kryetari i Unionit të Shkrimtarëve Fier, Nuri Plaka. "Përkrah Samiut e Kristoforidhit, ai luajti një rol të rëndësishëm në pastrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe me shprehje dhe frazeologji të reja," tha drejtori i shkollës, Naim Frashëri, Fier, Shpëtim Ago. Veprimtaria përkujtimore në nderim të poetit tonë kombëtar vazhdoi me recitime të poezive të tij, nga aktorja Hajrie Rondo dhe nxënës të shkollës që mban emrin e tij. Biblioteka paraqiti me video-projektor dokumentarin kushtuar gjeniut të letërsisë së rilindjes kombëtare. Naim Frashëri ka lindur në 25 Maj 1846 dhe vdiq në 20 tetor 1900. Veprat e tij më të njohura janë "Bagëti e Bujqësi", "Historia e Skënderbeut", "Qerbelaja", "Lulet e verës" etj. Naimi ka shkruar edhe në revistat e kohës "Drita"e "Dituria" si dhe ka përkthyer vepra të mëdha të letërsisë botrore, si "Iliada" e Homerit./ch/
KOMENTE