Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Francë - Sarkozy Viziton Shkollën, Një Nxënës E Godet Me Shishe
English

Francë - Sarkozy Viziton Shkollën, Një Nxënës E Godet Me Shishe

PARIS, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, gjatë një vizite në një lice rreth 80 kilometra nga Parisi, është goditur nga një nxënës me një shishe uji. Megjithatë një agjent i eskortës arriti ta bllokojë shishen para se ajo të godiste presidentin. Episodi ndodhi në një lice të Beuvais, në rajonin e Oises. Gjatë mbërritjes së kreut të shtetit, pak para orës 10:30, në oborrin e liceut Charles Fauqueux, një djalë lëshoi në drejtim të presidentit Sarkozy një shishe plastike uji, trajektorja e të cilës u bllokua nga një agjent i sigurimit. Vizita e Sarkozy zhvillohej për të diskutuar çështjet me kriminalitetin, dhunën në shkolla dhe mungesat paarsye. /e.v/
KOMENTE