Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kina Dhe Shba-Ja: Stabiliteti I Gadishullit Korean Shumë I Rëndësishëm
English

Kina Dhe Shba-Ja: Stabiliteti I Gadishullit Korean Shumë I Rëndësishëm

PEKIN, 25 maj /ATSH-AFP/ - Kina dhe Shtetet e Bashkaura theksuan se ruajtja e stabilitetit në gadishullin korean është shumë i rëndësishëm, u shpreh sot një zyrtar i lartë kinez në përfundim të dialogut dyditor strategjik dhe ekonomik mes dy fuqive të mëdha. Këshilltari i shtetit Dai Bingguo e bëri këtë deklaratë ndërkohë që Uashingtoni dhe Pekini shqetësohen për krizën e rëndë të shkaktuar në gadishullin korean nga mbytja e një anijeje lufte të Koresë së Jugut në fund të marsit. Koreja e Veriut u cilësua përgjegjëse nga hetues ndërkombëtar javën e kaluar për bombardimin e anijes së luftës "Cheonan" duke sjellë vdekjen e 46 marinarëve koreanojugorë, gjë që Pheniani e përgënjeshtroi në mënyrë të prerë. "Të dy palët besojnë se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në gadishullin korean është shumë e rëndësishme", deklaroi Dai. "Palët në fjalë duhet të veprojnë për ruajtjen e interesit të përgjithshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe për zgjidhjen e çështjeve në një mënyrë të përshtatshme dhe të qetë për të shmangur një përshkallëzim", vazhdoi ai. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, njoftoi gjithashtu se Uashingtoni "do të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar dhe me kolegët kinezë për të dhënë një përgjigje të efektshme dhe të përshtatshme". Megjithatë, Pekini refuzon të dënojë Korenë e Veriut, për të cilën ai është një ndër aleatët e paktë. /I.Pu.
KOMENTE