Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera-Dedaj: Integrimi i të kthyerve, kusht i BE-së
English

Ksera-Dedaj: Integrimi i të kthyerve, kusht i BE-së

Tiranë, 25 Maj, NOA – Bashkëpunimi i vendeve të rajonit në të gjitha fushat do t’i shërbejë jo vetëm paqes dhe stabilitetit në rajon, por edhe zhvillimit dhe integrimit të përbashkët të këtyre vendeve në familjen evropiane

Një fakt i tillë ishte në qendër të bisedës që ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, zhvilloi me zv/ministrin e Punës dhe Mirëqënies Sociale të Kosovës, Gjergj Dedaj.

Mësohet se palët janë diskutuar edhe mbi bashkëpunimin mes dy ministrive homologe në fusha të tilla si punësimi, formimi profesional, mbrojtja sociale etj.

Por ata kanë diskutuar edhe politikat e hartuara dhe zbatuara nga institucionet përkatëse të të dy vendeve për ri-integrimin e të kthyerve në jetën social-ekonomike të vendit. Ministri Ksera e informoi Dedajn se ministria shqiptare e Punës, po punon për hartimin e një strategjie të posaçme, e cila do të përcaktojë detyrimet e institucioneve për pritjen dhe marrjen e masave për integrimin e të kthyerve ne vend, jo vetëm si një plotësim i detyrimit për liberalizmin e vizave me BE, por edhe si një detyrim i institucioneve të vendit ndaj emigrantëve.

n.e/NOA

KOMENTE