English

Lajme Shkurt Nga Rrethet - Kronikë - 25 Maj 2010

* Arrestohet shpërdarësi i lëndëve narkotike BERAT - Policia ka ndaluar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar një 35- vjeçar nga Berati, i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Burimet zyrtare të policisë thane të martën se "rreth orës 23.45 të ditës së hënë u ndalua në flagrancë shtetasi Mihal Papa". Sipas policisë, "ndalimi i 35- vjeçarit u bë pasi u kap në flagrancë me rreth 155 gram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë". Sipas burimeve, një telefonatë në polici ka lajmëruar se një mjet me targa të Beratit, i parkuar në lagjen "Liri", shpërndante drogë./rr.isufaj/ch/ * Babai mbrohet nga policia, e dhunon e bija DURRËS - Një baba 67-vjeçar nga Durrësi është vënë nën mbrojtjen e policisë, pasi, sipas tij, dhunohej sistematikisht nga e bija 20-vjeçare. Sipas policisë, F. D., prind i 11 fëmijëve, është vënë nën mbrojtje pas deklarimit se prej kohësh dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga K. D., vajza e tij. Pas miratimit të ligjit për mbrojtjen nga dhuna, në qarkun e Durrësit janë depozituar një numër i madh kallëzimesh për dhunën në familje./g.kabashi/ch/ * Plagos 16 vjeçarin, arrestohet adoleshenti KRUJE - Policia e Krujës ka arrestuar të martën një 19-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë një 16-vjeçar nga Fushë Kruja. Burimet e policisë thanë se Fatbardh Gjini, 19 vjeç, nga fshati Derven, natën e kaluar, pas një grindje me motive të dobëta, ka goditur me thikë 16-vjeçarin D. C. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë dhe fatmirësisht 16-vjeçari ndodhet në spitalin ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën./ch/ * Aksion një javor, arretohen 7 persona ELBASAN - Shtatë shtetas të shpallur në kërkim nga policia janë arrestuar gjatë një jave në kuadër të operacionit të koduar "Arratia". Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, bën të ditur për ATSH se janë arrestuar shtetasit Bedri Gurra, Renato Cala, të cilët akuzohen për veprën penale të "vjedhjes", si edhe shtetasit Besim Duka, Lavdim Cuku, si dhe Nezir Bexhet Mustafai, të akuzuar për "plagosje e rëndë me dashje". Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe shtetasit Emil Bode, si edhe Perparim Menhalla, pasi akuzohen për veprën penale "dezertim"./m.sadiku/ch/
KOMENTE