Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbretëria E Bashkuar Do Të Vazhdojë Të Punojë Për Shtimin E Njohjes Ndërkombëtare Të Kosovës
English

Mbretëria E Bashkuar Do Të Vazhdojë Të Punojë Për Shtimin E Njohjes Ndërkombëtare Të Kosovës

PRISHTINË, 25 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për shtimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, siguroi sot Sekretari i Jashtëm Britanik, William Hague, në një letër dërguar ministrit të Jashtëm kosovar, Skender Hyseni. Ministria e Jashtme kosovare bëri të ditur sot, se në përgjigje të letrës së urimit që ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, i kishte dërguar z. William Hague, me rastin e emërimit në postin e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Hague e ka siguruar ministrin Hyseni, nëpërmjet një letre, se "gjatë muajve të ardhshëm do të shohim mundësi të mëdha për të konsoliduar më tej pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare". "Britania e Madhe mbetet përkrahëse e përkushtuar e ambicjeve të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO. Ju siguroj se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për shtimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe për të përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare siç është BERZH-i", thuhet në letrën e Sekretarit Hague drejtuar ministrit Hyseni. /s.s./
KOMENTE