Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis Aksioni Kombëtar Për Pastrimin E Rivieres Shqiptare Nga Ndërtimet Pa Leje
English

Nis Aksioni Kombëtar Për Pastrimin E Rivieres Shqiptare Nga Ndërtimet Pa Leje

- Superaksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urabanistik Kombetar filloi në Ksamili të Sarandes, per t'u shtrirë më pas në të gjithë bregdetin e Jonit. Kreu i Inspektoriatit, Gjergji Bojaxhi: Zbatim të ligjit për këdo që ka ndërtuar apo ndërton pa leje- KSAMIL, 25 Maj/ATSH- Andi Myrte/-Ksamili, një nga komunat me resurse të mëdha turistike, 10 kilometra larg Sarandës, në jug të Shqipërisë, "lëngon" nga fenomeni i ndërtimeve pa leje. E njohur si një zonë e rëndësishme në brigjet e detit Jonit për nga potencialet që mbart, pranë Parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, me liqenin, natyrën e mrekullueshme, Ksamili është cënuar ndër vite nga ndërtimet pa kriter e pa lejë. Sasi të mëdha betoni janë hedhur nga individë të ndryshëm për ndërtimin e banesave të reja në këtë komunë, duke dëmtuar si hapësirën urbane, edhe infrastrukturën e saj, duke u shndërruar në një problem serioz për promovimin e vlerave turistike. Për normalizimin e situatës, Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar ka ndërrmarë aksionin për pastrimin e Ksamilit nga ndërtimet pa lejë, si pjesë e superaksionit të madh të quajtur "Pastrimi i Rivieres", që synon pastrimin e bregdetit të Jonit nga ndetimet pa leje, për t'i hapur rrugë zhvillimit të turizmit elitar. Që nga dita e djeshme forcat e shumta të Inspektoriatit Ndërtimor, mbi 30 të tillë, të pajisura me mjete të rënda si fadroma, nisën aksionin në Ksamil, duke shembur më teper se 24 objekte, nga 240 objekte pa leje, të planifikuara për t'u shembur në këtë zonë, që përgjithesisht janë banesa në ndërtim e sipër. Në këtë aksion u përfshinë edhe forca të shumta policore, mbi 100 efektivë nga Vlora e Saranda, të cilët mbështesin Inspektoriatin e Ndërtimit. I pranishem ne kete superaksion, Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Ndertimit, Gjergji Bojazhi, dha nga Ksamili mesazhe të forta për zbatimin e ligjit ndaj cilido që ka ndërtuar apo do të ndërtoje pa leje. "Ky është mesazh i qartë për çdo individ. Ligji po vjen dhe jo duke ecur në këmbë, por mbi mjete te renda", tha Bojaxhiu ndërsa qëndronte në rrënojat e një godine të shembur. Duke u shprehur i vendosur për realizimin e kësaj nisme, Bojaxhiu tha se "për te gjitha objektet qe jane ndertuar apo do te ndertohen pa leje do te zbatohet me rigorozitet te plotë ligji". Gjatë ditës së hënë, nuk pati ndonje rezistencë nga banoret, me perjashtim te dy rasteve, kur disa individë tentuan që të pengojnë punën e Inspektoriatit, por që u shmangën më pas nga forcat e policisë. Disa banorë u shprehën se, kishin leje nga komuna per keto ndertime. Por, edhe keto pretendime u hodhën poshte nga drejtori i Inspektoriatit, Gjergji Bojaxhi, i cili pohoi se të gjitha objektet e planifikuara për t'u shembur nuk kishin leje dhe dokumentacionin ligjor. "Individet te mos quajne leje ndërtimi një bisedë me kryetarin e komunes apo bashkise, por të pajisen me dokumentacionin e duhur ligjor", tha Bojaxhiu, i cili nuk e perjashtoi edhe mundesine e berjes se ndonjë kallzimi per drejtuesit e pushtetit lokal ne rast abuzimi. -Ksamili- Komuna e Ksamilit, me një numër prej rreth 3000 banorë, përfaqëson një zonë me vlera turistike, arkeologjike, kulturore e mjedisore. Ksamili është një qyteze e vogël bregdetare në Jug të Shqipërise. Ai ndodhet në jug të qytetit të Sarandes, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e rrethit te Sarandes. Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël. Prej vitesh UNESCO dhe Parlamenti Shqiptar e kane shpallur atë si zonë me status të veçante. Ne kete Komune ndodhet edhe një prej liqeneve të ralla në llojin e tij, ai i Butrintit, ku kultivohen disa lloje midhjesh. Aktualisht, Komuna e Ksamilit është përfshirë në projekte të mëdha infrastrukturore. Kohët e fundit ka nisur puna për rikonstruksionin total te rrugës që e lidh atë me Sarandën. Pas rënies së komunizmit, bregdeti i Ksamilit pësoi një deformim si pasojë e lëvizjes demografike dhe rritjes me dhjetefish te numrit të banorëve, që në pjesen më te madhe kane ardhur nga zonat e thella të Tepelenës. "Pastrimi i Rivierës" "Pastrimi i Rivieres" nga ndertimet pa leje, është nderhyrrja me e madhe e ndërmarrë nga Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Ndërkombetar në bregdetin e Jonit. Pas Ksamilit, aksioni do të shtrihet edhe ne zonat e tjera bregdetare duke përfshirë të gjithë Rivierën Shqiptare, përgjatë detit Jon, ku sipas Inspektoriatit Ndërtimor, paraprakisht janë identifikuar me dhjetra godina pa lejë, te cilat do të kene te njëjtin fat, do te shemben. Gjithçka bëhet në funksion të shërimit të kësaj "plage" urbane, dhe krijimit në këtë mënyrë të hapësirave urbane per qytetaret shqiptare dhe vizitoret e huaj. "Jemi duke punuar për identifikimin e objekteve pa leje në zonat e tjera", pohoi Drejtori i Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Kombetar, Gjergji Bojaxhi, duke lajmeruar shtrirjen e aksionit edhe në zona si ato në Bashkinë e Himarës e më tej. Ndërkohë që i gjithe aksioni i Inspektoriatit Ndertimor do te zgjase per disa muaj./s.s./
KOMENTE