Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Okb - Marrëveshja Iran-Turqi-Brazil Teknikisht E Parealizueshme
English

Okb - Marrëveshja Iran-Turqi-Brazil Teknikisht E Parealizueshme

NJU JORK, 25 maj /ATSH-AFP/ - Marrëveshja që Irani ka nënshkruar me Brazilin dhe Turqinë është teknikisht e pamundur të vihet në zbatim, sepse koha e përcaktuar, një vit, për pasurimin e uraniumit është shumë e shkurtër, deklaroi një diplomat perëndimor. ''Kjo marrëveshje është teknikisht e parealizueshme. Iranianët kërkojnë që lënda bërthamore djegëse të prodhohet në hark kohor prej një vit, por do të duhet minimalisht një vit e gjysmë për ta përgatitur atë'', deklaroi diplomati i cili nuk pranoi t'i bëhej publik identiteti. Marrëveshja, e nënshkruar më 17 maj në Teheran, parashikon që shkëmbimi të ndodhë në territor turk i 1 200 kilogramëve të uraniumit iranian të pasuruar lehtësisht deri në 3.5 për qind kundrejt 120 kilogramëve të lëndës djegëse bërthamore të pasuruar deri në 20 për qind të siguruar nga fuqitë e mëdha dhe të destinuar për reaktorin e kërkimeve mjekësore të Teheranit. Më këtë marrëveshje, Republika Islamike po përpiqet t'i japë garanci komuniteti ndërkombëtar lidhur me programin e saj bërthamor. Pavarësisht mohimeve të regjimit islamik iranian, i cili ka deklaruar herë pas here se programi i tij bërthamor është tërësisht civil dhe paqësor, fuqitë e mëdha dhe OKB-ja besojnë se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore./ /i.p/
KOMENTE