Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacion I Policisë Së Shtetit Dhe Policisë Italiane, Bllokohet Gomonia Me Dy Persona Në Bord
English

Operacion I Policisë Së Shtetit Dhe Policisë Italiane, Bllokohet Gomonia Me Dy Persona Në Bord

TIRANE, 25 Maj/ATSH/.-Një gomone, rreth 9 m e gjatë, me tre motorë, u bllokua sot në një operacion të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe strukturave Policore Italiane, ndërkohë që u arrestuan në kushtat e flagrancës dy personat që ndodheshin në të , shtetasit Valentin Ndoj, 22 vjeç, nga Fushë Kruja dhe Arben Isufi, 29 vjeç, nga Delvina. Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit bëri të ditur realizimi me sukses i këtij operacioni, që çoi në bllokimin e mjetit lundrues, së bashku me dy personat që ndodheshin në bord, ishte rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohë të informacionit ndërmjet strukturave policore të të dy vendeve. Sipas policisë, mjeti lundrues është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në orët e para të ditës së sotme teksa lëvizte me një shpejtësi të madhe në drejtim të ishujve të Fanosit (Greqi). Menjëherë u informuan të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit, si dhe u morën masa dhe u përforcuan shërbimet në det dhe në tokë gjatë gjithë vijës bregdetare. Njëkohësisht në ndjekje të këtij mjeti janë vënë shërbimet e Delta Forcës, si dhe mjeti i Guardia di Finanza në Vlorë, në bordin e të cilit është i dislokuar dhe një punonjës i Policisë Kufitare Shqiptare, 24 orë pa ndërprerje. Policia tha se gjatë ndjekjes mjeti lundrues ka ndërruar kursin e lëvizjes duke iu drejtuar brigjeve italiane. Për këtë fakt, menjëherë nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare u vunë në dijeni autoritetet policore italiane. Ndërkohë, ndjekja e mjetit më pas ka vijuar në ujërat territoriale italiane. Në ndihmë të mjetit të Guardia di Finanza Vlorë, autoritetet policore italiane kanë vënë në dispozicion dhe një helikopter. Si rezultat i kësaj ndjekje rreth orës 02.45', në jug të brigjeve italiane, është bërë i mundur bllokimi i mjetit lundrues, si dhe kapja e dy personave që ndodheshin në bord, Valentin Ndoj dhe Arben Isufi. Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me autoritetet policore italiane për hetimin e plotë të këtij rasti, pasi dyshohet se mjeti lundrues shërbente për trafik lëndësh narkotike./s.s./
KOMENTE