Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagos me çifte burrin dhe vjehrrën
English

Plagos me çifte burrin dhe vjehrrën

Kurbin, 24 maj, NOA - Një debat i zakonshëm familjar është kthyer në një tragjedi në fshatin Gjorem të rrethit të Kurbinit.

Shtetasja më inicialet S.Tuga, 57 vjeç ka qëlluar më çifte bashkëshortin e saj Baftjar Tuga, 58 vjeç. Por gruaja 57 vjeçare nuk është mjaftuar me kaq dhe ka qëlluar dhe mbi vjehrrën e saj 80 vjeçaren, Behare Tuga.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orë 09.30. Dy personat e qëlluar më armë kanë marrë plagë serioze për jetën dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Nga hetimet e para të policisë sqarohet se bëhet fjalë për një ngjarje që ka ardhur për motive të dobëta.

Policia sqaron se pas marrjen së njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e autores S. Tunga.

m.xh/NOA

KOMENTE