English

Si po vazhdon puna për drejtimin e përfaqësueses italiane

Itali, 25 Maj NOA - “Jemi duke punuar së tepërmi për të vendosur se kush do të jetë tekniku i ardhshëm i përfaqësueses italiane dhe kjo para datës 8 qershor kur do të niset dhe ekipi”, - këto ishin fjalët e presidentit Abete i cili me sa duket i ka idetë tepër të qarta pas largimit të Lippit në fund të Botërorit.

Kështu ai pohoi se synimi i tyre mbetet, Prandeli, për të cilin është folur së tepërmi se mund të jetë pikërisht pasardhësi i Lippit por, në orët e fundit një mundësi për të qenë pjesë e këtij stafi është hapur dhe për ish mbrojtësin e Mialnit, Paolo Maldini.

Është bërë e qartë se disponueshmëria e Maldinit për të qenë pjesë e përfaqësueses italiane ka qenë gjithmonë e realizueshme, kjo pasi ka qenë vetë lojtari që ka pohuar këtë fakt.

r.b/NOA

KOMENTE