Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Skëndërbeu - Kamza, 90 Minuta Për Superligën
English

Sport-Futboll/ Skëndërbeu - Kamza, 90 Minuta Për Superligën

TIRANË, 25 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Skënderbeu dhe Kamza do të zhvillojnë nesër në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit ndeshjen e play-outit, e cila do të vendosë se cila prej skuadrave do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm. Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, tregoi sot respekt për rivalin e tij në play-out, Kamzën, skuadrën kryeqytetase që zuri vendin e tretë në Kategorinë e Parë. "Kam pasur rastin ta shikoj në dy ndeshje Kamzën. Shprehet mjaft mirë në lojë, pasi në përbërje ka lojtarë cilësorë, të cilët më parë kanë luajtur me skuadrat më të mira të vendit", u shpreh Josa. Ndërkohë kamzalinjtë kanë kundërshtuar vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për ta zhvilluar takimin në Elbasan, fusha e skuadrës me të cilën kanë rivalizuar gjatë gjithë sezonit në kategorinë e Parë. Megjithatë gjithçka do të vendoset brenda një ndeshjeje, ku nëse nuk do të mjaftojnë 90 minutat, do të kalohet në kohën shtesë dhe më pas në goditjet e 11 metërshave./s.s./
KOMENTE