Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Kush nuk njeh legjitimitetin e votës, nuk njeh sistemin
English

Topalli: Kush nuk njeh legjitimitetin e votës, nuk njeh sistemin

Tiranë, 25 maj, NOA - Zgjedhjet në vend ishin të lira dhe të ndershme dhe “kush nuk njeh legjitimitetin e votës, nuk njeh sistemin”. Kjo është deklarata që ka bërë sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e zhvilluar me përfaqësues të komisionit të arsimit në Kuvendin e Kosovës.

Duke folur për zhvillimet në vend, Topalli ka theksuar se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejta integrimit në Bashkimin Europian.

“Këto janë kohëra vendimtare për kombin. Kosova është e pavarur. Shqipëria është në NATO. Shpresojmë së shpejti të hiqen edhe vizat për shqiptarët. Në Shqipëri bëmë zgjedhjet më të mira dhe transparente, të vlerësuar si të tilla edhe nga ndërkombëtarët. Kush nuk njeh legjitimitetin e votës, nuk njeh sistemin”, tha thënë ajo.

Topalli ka deklaruar se është koha që edhe opozita dhe lideri i saj të tregojë përgjegjësi ndaj shtetit në këto momente historike. “Dashuria për vendin dhe njerëzit, përgjegjësia ndaj shtetit bën që të ecim në rrugë të mbarë”, ka shtuar Topalli.

Përfaqësuesit e komisionit të arsimit të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Arsim Rexhepi i shprehen kryetares së Kuvendit mirënjohjen për ndihmën që ka dhënë shteti shqiptarë.

Deputetët e Kosovës deklaruan se edhe pse shteti i tyre nuk është anëtarë i NATOS, “djegia e flamurit të NATO-s në Bulevardin e Tiranës nga disa militantë, ishte diçka shumë e rëndë që na lëndoi të gjithëve.”

Në bisedën më Kryetaren e Kuvendit, deputetët e komisionit të arsimit të Kosovës shtruan idenë e organizimit të një takimi të komisioneve të arsimit të rajonit në Prishtinë.

Kryetarja e Kuvendit tha se kjo është një ide e shkëlqyer dhe Kuvendi i Shqipërisë do të jetë i angazhuar maksimalisht për këtë takim.

m.xh/NOA

KOMENTE