Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tpi - Mlladiç - Familjarët Kërkojnë Që Të Shpallet I Vdekur
English

Tpi - Mlladiç - Familjarët Kërkojnë Që Të Shpallet I Vdekur

- Por për autoritetet e Beogradit ai është gjallë dhe kërkimet do të vazhdojnë - BEOGRAD, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Familjarët e Ratko Mlladiç, ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjes i cili kërkohet për krime lufte nga Gjykata Penale e Hagës (TPI), duan që Mlladiç të deklarohet i vdekur, por autoritetet e Beogradit deklaruan se përgjegjësi i masakrës së Srebrenicës është akoma gjallë dhe kërkimet për gjetjen dhe kapjen e tij do të vazhdojnë aktivisht. Siç shkruan sot e përditshmja Vecernje Novosti, familja e Mlladiç po përfundon formalitetet me avokatët dhe sipas të gjitha gjasave në fund të majit do t'i kërkojnë zyrtarisht gjykatës së Beogradit ta shpallin të vdekur ish-gjeneralin serbo-boshnjak. Milos Saljiç, avokati i familjes Mlladiç, deklaroi për gazetën se procedura për ta deklaruar të vdekur është nisur nga familja e Mlladiç për interesa ligjore në këtë çështje. "Familja e mori këtë vendim jo vetëm për shkak të problemeve lidhur me pronat dhe pensionet e ngrira, por edhe për shkak së është bërë objekti i persekutimeve të përditshme", deklaroi Saljiç. Avokati theksoi se në bazë të ligjit, procedura e deklaratës së vdekjes mund kryhet nëse personi i zhdukur është më shumë se 70 vjeç dhe nëse për të nuk ka më informacione për më shumë se pesë vjet. Megjithatë kjo iniciativë duket se nuk do të ketë asnjë ndikim në vendosmërinë e autoriteteve serbe për ta kërkuar dhe arrestuar Ratko Mlladiç. Rasim Ljajiç, ministri i Punës dhe shefi i komisionit shtetëror për bashkëpunimin me TPI-në, foli për një "tallje me shtetin". "Nuk kamë parë kurrë diçka të tillë. Mijëra persona janë zhdukur gjatë luftërave dhe askush nga familjarët e tyre nuk i ka kërkuar gjykatave të deklarojnë vdekjen e tyre, pavarësisht se në shumë raste ka kaluar shumë kohë nga zhdukja e tyre dhe ka shumë mundësi që të kenë ndërruar jetë", deklaroi Ljajiç, cituar nga gazeta. "Familja e Mlladiç e ka marrë këtë iniciativë pikërisht sepse e di që ai është ende gjallë. Ne nuk do të biem pre e kësaj talljeje me institucionet shtetërore të Serbisë dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë Mlladiç me të njëjtin intensitet", shtoi Ljajiç. /e.v/
KOMENTE