Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: 80 Përqind E Perimeve Në Treg, Prodhim Vendi
English

Vlorë: 80 Përqind E Perimeve Në Treg, Prodhim Vendi

VLORË, 25 maj /ATSH-H.Koçi/ - 80 përqind e fruta perimeve, që tregtohen në qytetin e Vlorës janë prodhime vendase. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Eduard Dervishaj, thotë për ATSH-në se, pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zonat e Llakatundit dhe Myzeqesë së Vlorës, nga Fieri e Lushnja. Dervishaj sqaron se, prodhimet vendase nga fermerët vlonjatë kanë ardhur gjithnjë e në rritje, ç'ka reflektohet dhe në dinamikën e furnizimit të tregut. Krahas perimeve dhe frutave tradicionale, si domatja, patëllxhani, speci, barbunja, bamja, patatja, karrota, rrushi etj, fermerët kanë kultivuar edhe brokoli, me origjinë nga Italia, apo luleshtrydhen, tipike për zona të tjera. Në këtë drejtim, ndikim të veçantë ka prodhimi i serave, i cili është gjithëvjetor. Gjatë viteve të fundit, në rrethin e Vlorës është shtuar dukshëm sipërfaqja e serave me ngrohje diellore dhe me avull në zona të ndryshme. Aktualisht, kjo sipërfaqe llogaritet në 19 hektarë, ose huajse dy herë më shumë krahasuar me vitin 2005. Vetëm këtë vit, kjo sipërfaqe është shtuar me 1.2 hektarë. Në shtimin e sipërfaqeve me serra ka ndikuar dukshëm nxitja e fermerëve përmes skemave mbështetëse të financuara nga qeveria. Gjatë këtij viti, fondi përkatës për serrat në Qarkun e Vlorës është dy herë më i lartë krahasuar me 2009-tën./ch/
KOMENTE