English

Aventura e teknikut portugez, Murinjo shkon në Madrid

Spanjë, 26 Maj NOA - Aventura e teknikut portugez të Interit, Hose Murinjo përfundoi në këtë ekip, dje kur, ai hipi në bordin e një avioni me destinacion Madridin. Me sa është bërë e ditur Murinjo zhvilloi takimin e tij të fundit, ditën e hënë në mbrëmje, me presidentin Moratti dhe kjo vetëm për të formalizuar çështjen e tij të lamtumirës.

Tashmë mund të themi se ai është larguar përfundimisht nga ekipi i zikaltërve dhe kjo pasi këtë fakt e pohoi vetë Moratti.

Për Murinjon tashmë skuadra e Realit të Madridit po e pret me padurim dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet ditët në vazhdim.

r.b/NOA

KOMENTE