English

Barça kërkon Poulsen, pritet transferimi i radhës

Spanjë, 26 maj NOA - Nga skuadra e Juventusit tek ajo e Barcelonës. Ky mund të jetë transferimi që mund të ndodhë me mesfushorin danez të bardhë e zinjve Poulsen.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo” lojtari në fjalë mund të kalojë së shpejti në radhët e ekipit të Guardiolës dhe kjo pasi ai shihet si zëvendësuesi ideal i Toure.

Për këtë të fundit është folur së tepërmi se sezonin e ardhshëm nuk mund të jetë më pjesë e Barçës dhe kjo është arsyeja për të cilën drejtuesit e klubit spanjoll janë hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij.

r.b/NOA

KOMENTE