Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shqiperia Do Te Vazhdoje Te Mbeshtese Fuqimisht Projektin Tap
English

Berisha: Shqiperia Do Te Vazhdoje Te Mbeshtese Fuqimisht Projektin "Tap"

TIRANE, 26 Maj/ATSH/. - "Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht projektin e gazjellësit dhe do të marrë pjesë në diskutimet dhe marrëveshjet dypalëshe me vendet fqinjë apo shumëpalëshe", tha sot Kryeministri Berisha në takimin me një grup përfaqësuesish të projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), që kalon dhe në Shqipëri, të kryesuar nga drejtori Kjetil Tungland. Sipas Zyres se Shtypit te kryeministrise, Tungland informoi mbi zhvillimet e fundit për këtë projekt të rëndësishëm gazi, duke theksuar suksesin e negociatave dhe rezultatet e arritura me vendet pjesëmarrëse, Norvegjinë, Zvicrën, Italinë, Turqinë, Greqinë, Gjermaninë, Azerbajxhanin. Ai përmendi si shumë të rëndësishëm faktin që grupeve të përfshira në këtë projekt, Statkraft, EGL, iu shtua edhe një partner i tretë i rëndësishëm, kompania gjermane "E.ON Ruhrgas". Ai informoi se janë në negociata edhe me partnerë grekë. Kompleksiteti i këtij projekti dhe shtimi i partnerëve ndërkombëtarë, rrit sigurinë dhe garancinë e suksesit të projektit, tha Tungland. Partneri gjerman i shtoi këtij grupi Know-how dhe aftësitë teknike dhe menaxhuese që përfaqëson kompania gjermane. Drejtori i projektit, Tungland tha se Memorandumi i Mirëkuptimit i sapo nënshkruar me Shqipërinë i shtohet marrëveshjeve që po bëhen me të gjitha vendet, ku kalon projekti. Ai theksoi se shpejtësia me të cilën po ecet është shenjë e rëndësishme dhe e dukshme e faktit që ky projekt i furnizimit me gaz është bërë shumë konkurrues dhe prioritar në tregun europian dhe falënderoi Kryeministrin Berisha për kontributin e qeverisë shqiptare në prezantimin e projektit në Europë dhe në lobimin për suksesin e tij. Kryeministri Berisha duke e falënderuar Tungland për informacionin, i siguroi ata se mbështetja e qeverisë shqiptare, si vend i përfshirë në këtë projekt dhe përfitues prej tij, do të ishte e vazhdueshme dhe e garantuar. Shqipëria, tha Kryeministri, do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht këtë projekt dhe të marrë pjesë në diskutimet dhe marrëveshjet dypalëshe me vendet fqinjë apo shumëpalëshe. Kryeministri Berisha i sugjeroi gjithashtu, grupit që në këtë projekt të përfshiheshin nëpërmjet degëzimeve, edhe vendet e rajonit si, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, etj./a.ke/
KOMENTE