English

Ekstradohet Nga Greqia 40 Vjeçari, I Dënuar Për Vjedhje

TIRANË, 26 Maj /ATSH/ - Një 40 vjeçar nga Durrësi, i shpallur në kërkim për "vjedhje", u ekstradua nga Greqia në drejtim të Shqipërisë , ku do të vuajë dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur për ATSH-në se, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën Greqi, ekstradoi mëngjesin e sotëm shtetasin Gëzim Cungu, i dënuar nga Gjykata e Durrësit në prill të vitit 2006 me 7 vjet heqje lirie. Sipas burimeve, 40 vjeçari Cungu, akuzohet se në tetor të vitit 2003, në bashkëpunim me shtetasin Agim Çerma, kanë vjedhur në studion e pikturës të quajtur "Currila", në pronësi të një shtetasi, sende të ndryshme në vlerën 17.650 Lekë. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rina shtetasi Gëzim Cingu i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /m.sh/f.n/
KOMENTE