Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani: Blerja e ish-hotel Dajtit, ide e hershme e Bankës së Shqipërisë
English

Fullani: Blerja e ish-hotel Dajtit, ide e hershme e Bankës së Shqipërisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani thellon edhe më tej mungesën e transparencës në blerjen e godinës së ish-hotel Dajtit. Ekspertë të fushës u përfshinë në një debat për këtë transaksion të dyshimtë, i cili në thelb i vjen në ndihmë arkës së boshatisur të qeverisë

Tiranë, 26 Maj 2010 NOA/ Rajmonda Lajthia - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani thellon edhe më tej mungesën e transparencës në blerjen e godinës së ish-hotel Dajtit. Në një kohë që qeveria ia transferoi këtë pasuri Ministrisë së Jashtme për ta përdorur si zyra, guvernatori Fullani, në një dalje sot para mediave, tha se kjo blerje ishte e ideuar prej shumë vitesh.

“E kam ndjekur me vëmendje debatin e ditëve të fundit për këtë transaksion. Dua t’ju them se vendimi i Këshillit të Ministrave, për të shitur këtë pasuri publike është fillimi i konkretizimit të një ideje shumëvjeçare të Bankës së Shqipërisë”, – shprehet Fullani.

Më tej ai thekson se, çdo veprim që do të marrë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pas daljes së këtij vendimi në fletoren zyrtare do të jetë transparent.

Por z. Fullani nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve për të mësuar më shumë rreth këtij transaksioni. Shumë pyetje për të veprim mbeten pa përgjigje.

Së pari guvernatori nuk tha se pse ky shpenzim nuk ishte parashikuar në buxhetin vjetor të Bankës së Shqipërisë, pse anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk kanë qenë në dijeni për këtë vendim, e për të vijuar më tej, se pse ishte e nevojshme blerja dhe jo marrja me qira e saj.

Ekspertë të fushës u përfshinë në një debat për këtë transaksion të dyshimtë, i cili në thelb i vjen në ndihmë arkës së boshatisur të qeverisë.

r.l/r.n/NOA

KOMENTE