English

Gjermania Mbështet Shqipërinë Për Arritjen E Standardeve Europiane Në Shëndetësi

klaron ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt, në përurimin e laboratorit të monitorimit të ajrit në ISHP- TIRANË, 26 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Qeveria gjermane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në sektorin shëndetësor, por edhe në fusha të tjera, me qëllim rritjen e standardeve për t'u bërë vend anëtar i Bashkimit Europian. Dëshmi e kësaj mbështetjeje është dhe laboratori i monitorimit të ajrit në Instituin e Shëndetit Publik në Tiranë, një financim i qeverisë gjermane që u përurua të mërkurën në prani të ambasadorit gjerman në Shqipëri, Bernd Borchardt. "Qëllimi i madh është të ndihmojmë Shqipërinë të rrisë standardet e veta në këtë fushë për t'u bërë një vend anëtar i BE-së", konfirmoi ambasadori Borchardt. Ai solli në vëmendje faktin se javën e kaluar qeveria gjermane vuri në dispozicion edhe 78 milionë euro për bashkëpunim me Shqipërinë, duke e çuar shumën totale të të gjithë kontributeve në rreth 1 miliardë euro. "Në veçanti, në tre vitet e fundit ne kemi rritur këtë ndihmë për Shqipërinë. Për këto tre vite, periudhë e shkurtër krahasur me 21 vitet e bashkëpunimit mes dy vendeve, ne kemi dhënë rreth 250 milionë euro", vuri në dukje Borchardt, duke theksuar se "kjo tregon qartë se qeveria gjermane po ndihmon për integrimin e Shqipërisë në BE". Duke u ndalur tek laboratori i monitorimit të ajrit që u përurua sot, ai tha se "shpresoj që të dhënat që do të sigurohen prej këtyre stacioneve të monitorimit do të inkurajojnë qeverinë për të ndërmarrë hapa që ndihmojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit". Vënia në dispozicion e këtyre të dhënave, sipas tij, do të inkurajojë edhe publikun e gjerë për të luftuar për ajër më të mirë. Ky projekt, siç informoi ambasadori gjerman, është pjesë e një projekti më të gjerë të bashkëpunimit me faktorin shëndetësor në Shqipëri, për t'iu përgjigjur sfidave që paraqet ndryshimi i klimës. Dy aparaturat e monitorimit të ajrit, të vendosura pranë ISHP dhe tjetra pranë Poliklinikës Qendrore në Tiranë, do ndihmojnë për të identifikuar nivelet e ndotjes së ajrit në Tiranë. Këto aparatura, sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, barazojnë nivelin e ekspertizës sanitare në këtë institut me atë të institutive më të mira homologe në Europë. "Tashmë, vlerësimi ynë lidhur me cilësinë e ajrit, me faktorët dëmtues e ndotësit e tij, do të jetë me nivele më të larta", tha ai. Në ISHP gjithmonë e në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të instalohen aparatura që barazojnë nivelin e ekspertizës sanitare në këtë institut me atë të institutive më të mira homologe në Europë dhe, sipas ministrit Vasili, "ky nivel i vazhdueshëm i përfarimit tonë edhe në nivele të larta teknike dhe shkencore shënon sot një hap të ri". Projekti, pjesë e të cilit është vendosja e aparaturave për monitorimin e ajrit, financohet nga qeveria gjermane dhe administrohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Blerja e aparaturave për monitorimin e ajrit dhe trajnimi përkatës janë pjesë e projektit "Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimi klimaterik në Evropen Juglindore, Azinë Qëndrore dhe Veriun e Rusisë", me qëllim forcimin e kapacitetit në vend për të kuptuar rrisqet për shëndetin nga ndryshimet e klimës dhe veprimet ndaj tyre. Aparaturat e reja, në dallim nga teknikat e monitorimit të përdorura deri më sot në sistemin shqiptar, realizojnë matje të vazhdueshme 24 orë, me ndarje kohore deri 15 minuta, të parametrave kryesore që karakterizojnë cilësine e ajrit urban. Përmes këtyre stacioneve për herë të parë do të mundësohet monitorimi i grimcave të imëta e super të imta PM 2.5 e PM 1, mjaft të rëndësishme në pikëpamje shëndetësore për popullatën, si edhe i oksideve të azotit NOx, monoksidit të azotit NO, benzenit C6H6, toluenit C6H5CH3 dhe ksilenit C6H4(CH3) 2. Rezultatet e përftuara prej këtyre stacioneve mund të merren në distancë e të transmetohen on-line. /k.sh/
KOMENTE