English

Hiqen veturat blu për ministrat

Londër, 26 Maj NOA - Nuk do të kenë më autovetura blu dhe bëhet fjalë pikërisht për ministrat dhe mbështetësit e tyre në Britaninë e Madhe. Tashmë ata duhet të shkojnë në punën e tyre në këmbë, autobusë, metro ose tren të klasës së dytë.

Ky vendim për heqjen e autoveturave blu për ministrat e vendit u mor nga vetë qeveria britanike e cila e cilësoi si të dobishëm këtë fakt.

Një vendim i cili do të ulë koston e shpenzimeve publike ku vetë qeveria kërkojë të ishte shembulli i parë i mirë në lidhje me këtë motiv.

Kështu me sa është bërë e ditur përveçse një çështje parash mund të themi se ishte dhe një çështje stili.

r.b/NOA

KOMENTE