Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidenti në Kuvend, Halimi: Rama bashkëfajtor, nëse nuk dënon aktin e Doshit
English

Incidenti në Kuvend, Halimi: Rama bashkëfajtor, nëse nuk dënon aktin e Doshit

Tiranë, 26 Maj, NOA – Pas kërcënimit publik me vdekje që deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi bëri gjatë seancës plenare të së hënës në parlament, ndaj deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri, mesditën e sotme reagoi edhe Partia Demokratike përmes deputetit Eduart Halimi.

Duke e cilësuar si një akt të rëndë, të cilin publiku pati mundësi ta shohë nëpër ekrane të ndryshëm televizivë që transmetonin drejtpërsëdrejti seancën plenare nga Kuvendi i Shqipërisë, deputeti Halimi deklaroi për mediat se kjo transparencë me publikun duhet të kishte vlerë edhe për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në vendngjarje, pasi nuk është deputet.

Me ketë rast, i kërkojmë zotit Rama, -vijoi deputeti demokrat, - që të distancohet qartë nga një vepër e pastër penale, e kryer në prani të shumicës së deputetëve të parlamentit, dhe të dënojë publikisht autorin e saj, Tom Doshi.

Në rast të kundërt, nënvizoi deputeti Halimi, kemi të gjithë të drejtën të besojmë se Edi Rama është bashkëfajtor dhe nxitës i asaj vepre të shëmtuar dhe se ai miraton vrasësin dhe dhunuesin, edhe kur ky është deputet i Partisë Socialiste.

mit/NOA

KOMENTE