English

Juventus përgatit listën e lojtarëve që do të largohen

Itali, 26 Maj NOA - Skuadra e Juventusit është duke përgatitur ekipin e saj për sezonin e ardhshëm, ku pritet që në radhët e ekipit ndryshimet të jenë të shumta.

Shumë lojtarë të bardhë e zinjve pritet të largohen dhe pjesë e tyre do të jenë shumë nga ata, të cilët kanë bërë historinë e tyre në këtë klub. Bëhet fjalë pikërisht për David Trezeguet dhe Mauro German Camoranesi.

Të dy lojtarët pritet që sezonin e ardhshëm të largohen nga Juventusi dhe krahas tyre po flitet së tepërmi se do të jetë dhe Amauri, i cili me shumë mundësi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Për tu përmendur është dhe situata e Diegos, i cili pas një sezoni zhgënjyes mund të rikthehet sërish në Gjermani por, këtë herë për të luajtur në radhët e Bajernit.

Kjo marrëveshje ka si synim të sjellë mesfushorin e Bajernit, Shvainshtaiger në radhët e bardhë zinjve, ku në tratativë mund të futet pikërisht braziliani Diego.

r.b/NOA

KOMENTE