Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Bentler: Sfidat Politike Dhe Ekonomike Jane Me Kerkuese Se Sa Ato Ushtarake
English

Kosove - Bentler: Sfidat Politike Dhe Ekonomike Jane Me Kerkuese Se Sa Ato Ushtarake

PRISHTINË, 26 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Në Kosovë sfidat politike dhe ekonomike janë më kërkuese se sa ato ushtarake, tha Lejtnant Gjenerali Markus Bentler, Komandat i Forcave të Kosovës (COM KFOR) në takim me Gjeneralin Volker Wieker, Shefi i Mbrojtes i Forcave të Armatosura të Gjermanisë, në aeroportin e Sllatinës afër Prishtinës. Shefi i Mbrojtjes i Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Gjenerali Volker Wieker, vizitoi dje KFOR-in. Komandanti i KFOR-it e informoi ate me arritjet në situatën e sigurisë në Kosovë. "Gjatë takimit Komandanti i KFOR-it tha se sfidat politike dhe ekonomike janë më kërkuese se sa ato ushtarake. Sidoqoftë, përkundër adaptimit të trupave, misioni i KFOR-it nuk do të ndryshojë. KFOR-i do të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet në Kosovë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës", theksohet në komunikatën e dhënë sot nga zyra për informim publik e KFOR-it. Bëhet e ditur se në takim u diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme, siç është e ardhmja e KFOR-it, operacionet e tanishme, struktura e KFOR-it si dhe ngritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (KSF). Pas takimit, Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Wieker, vizitoi kontigjentin gjerman në Prizren. /a.ke/
KOMENTE