Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Korrik, Ne Tregun Shqiptar Hyn Operatori I 4-T Celular, Plus
English

Në Korrik, Ne Tregun Shqiptar Hyn Operatori I 4-T Celular, "Plus"

TIRANE 26 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- "Plus", operatori më i ri i telefonisë celulare pritet të hyjë në tregun shqiptar të telekomunikacioneve në muajin korrik 2010. Drejtori Ekzekutiv i kompanisë "Plus", Moni Buchnik tha të mërkurën pasdite në një konference për shtyp në Hotel Sheraton se "Plus" do të fokusohet në ndërtimin e një rrjeti cilësor në një kohë rekord me qëllim, ofrimin e vlerave më të mira për klientin. "Kompania celulare "Plus" parashikon të investojë rreth 100 mijë euro në dy vitet e para me qëllim shtrirjen e rrjetit në të gjithë Shqipërinë brenda 4 vitesh", deklaroi Buchnik Kështu, Shqipëria në korrik do të ketë operatorin e 4-t celular, në një treg që llogarit 3.3 milionë banorë. Futja e tij në treg parashikon të sjellë ulje të tarifave për bisedat celulare, të cilat në tre vitet e fundit janë reduktuar me rreth 20 për qind. Në fushën e telekomunikacionit, "Plus" do të sjellë si shërbime të reja, teknologjinë 3G për navigimin në internet dhe mbartja e të njëjtit numër nga klienti, edhe në rast të ndryshimit të kompanisë celulare. Kompania celulare "Plus" është tërësisht me kapital shqiptar. Ajo u formua në qershor 2009 dhe zotëron licencën GSM, pasi fitoi tenderin ndërkombëtar të zhvilluar në janar 2009 për licencen e operatorit të 4-t në tregun shqiptar, duke ofruar 7.2 milionë euro./n.m/
KOMENTE