Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas vjedhjes në 2003-in, ekstradohet nga Athina Gëzim Cungu
English

Pas vjedhjes në 2003-in, ekstradohet nga Athina Gëzim Cungu

Tiranë, 26 Maj, NOA - 40 vjeçari nga Durrësi, Gëzim Lutfi Cingu, i dënuar me shtatë vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të qytetit bregdetar është ekstraduar nga kryeqyteti grek, Athinë, mëngjesin e sotëm, në orën 08:15’.

Sipas zyrës së shtypit të Policisë së Shtetit ishte Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana që kreu ekstradimin e shtetasit Cingu, i dënuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim, që parashikohet në nenet 134/2 dhe 25, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Deklarata e Policisë së Shtetit, rikthen në vëmendje se Gëzim Cingu në bashkëpunim me shtetasin tjetër Agim Çerma, më datën 24 tetor të vitit 2003, rreth orës 23:30 të mbrëmjes, dhunuan studion e pikturës të quajtur “Currila“, në pronësi të qytetarit me iniciale Rr. Rr., duke i thyer derën e studios e më pas vjedhur sende të ndryshme në vlerën 17.650 lekë.

Ekstradimi i Gëzim Cingut nga drejtësia shqiptare erdhi falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, që mundësuan arrestimin e tij me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Gëzim Cingu i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me të mbërritur në mëngjes në aeroportin shqiptar “Nënë Tereza” në Rinas.

mit/NOA
KOMENTE