Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portret/ Mësuesja Pensioniste Qe Boton Studime Per Myzeqenë
English

Portret/ Mësuesja Pensioniste Qe Boton Studime Per Myzeqenë

FIER, 26 maj /ATSH-Rr.Isufaj/ - Mësuesja Naunka Lëngu, megjithëse në pension, nuk ka hequr dorë nga puna për të emancipuar botën shpirtërore, që kur në vitin 1974, nisi me disa punë studimore duke shkruar monografi për njerëz të shquar dhe vlerat etno-kulturore të krahinës. Monografia e parë "Një jetë në dritë ", kushtuar mesuesit të merituar të shkollës së Grecallisë, Thanas Ikonomi, u shoqërua me të tjerë si "Çështjet e etnokulturës", monografia "Dasma në Myzeqe", ndërsa tani po punon për monografinë "Pema e Diturisë", kushtuar shkollës "Alen". Këto janë punët e saj në këto 36 vite. "Kam punuar për emancipimin e botës shpirtërore. Krahas punës si mësuese jam marrë me studime në fushëmn e entografisë dhe krijimtarinë e mirfilltë artistike. Mendova të lë diçka për krahinën time dhe për këtë i jam vënë punës studimore kërkimore dhe kam realizuar për herë të parë për shkollën time të Grecallisë", thotë mësuesja veterane. Pas këtyre botimeve, planifikon, siç thotë, të botojë një monografi për këngët e djepit Pasi përfundoi Institutin e Lartë Pedagogjik 2-vjeçar në Tiranë, Naunka, sot 63 vjeç, nisi punën si mësuese. Karrierën si mësuese e nisi në shkollën e fshatit Agim, Fier. "Në këtë peridhë isha ndër femrat e para me arsim të lartë në fushën e arsimit," thotë Naunka, që më pas u emërua drejtore në shkollën e Ndërnënasit, aty ku kishte qënë nxënëse. "Këtu filloi edhe sfida, sepse një vajzë e re fshati, pa përvojë në arsim, ndeshet për herë të parë me ambjentin, duke luftuar për afirmimin e së resë," kujton Naunka vitet e para kur "njerëzit nuk ishin mësuar t'i drejtonte një vajzë e re. Është e vështirë, si të thuash, të bëhesh "kadi" në vëndin tend", flet me modesti për vështirësitë në punën e saj Naunka Lëngu. Kishte dy sfida për të përballuar, mungesën e përvojës dhe t'u tregonte bashkëfshatarëve se po të punosh me përkushtim ia arrin rezultateve. "Grupi i mësuesve më të rinj më përkrahën ndërsa i më të vjetërve, ishte më konservator," shton ajo. Shumë shpejt u afrua me shumë me komunitetin. "Detyra më bëri të afrohesha dhe të qëndroja më pranë halleve dhe shqetësimeve të njerëzve", kujton vetë. "Sot ndihem krenare që kam dhënë kontribut në drejtim të konsolidimit të sistemit arsimor dhe në zgjidhjen e problemeve të fshatit", thotë me krenari mësuesja pensioniste./ch/
KOMENTE