Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps:Fletët E Votimit Nuk Mund Të Digjen
English

Ps:Fletët E Votimit Nuk Mund Të Digjen

TIRANË, 26 Maj/ATSH/.- Partia Socialiste deklaroi sot se "fletët e votimit as mund të grisen, as mund të lagen dhe as mund të digjen". Një ditë pas deklaratës në media të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani se "fletët e votimit do të digjen në përputhje me ligjin zgjedhor", selia rozë reagoi duke kundërshtuar kreun e institucionit qendror zgjedhor, përmes një deklarate të deputetit socialist, Namik Dokle. Sipas tij, kriza e stërzgjatur politike po e fut Shqipërinë në një rreth vicioz të mosfunksionimit të demokracisë e të shtetit të së drejtës dhe zgjidhja është te transparenca e zgjedhjeve. "Tryeza e Strasburgut ofroi zgjidhje e vuri një afat sa të mençur aq dhe ultimativ dhe të gjitha kambanat bien për qeverinë. Ndërkohë opozita, në këto dy javë po i jep parlamentit shansin e normalitetit e gjakftohtësisë për të arsyetuar dhe për të vendosur zgjidhjen që tashmë është mbi tavolinë", tha deputeti Dokle. Sipas tij moszgjidhja dhe vazhdimi i krizës do të kenë pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në, dhe me çdo faktor të përfshirë në tryezë. /a.s/f.n/
KOMENTE