Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qipro - Rifillojnë Bisedimet Pas Fitores Së Një Nacionalisti Në Veri
English

Qipro - Rifillojnë Bisedimet Pas Fitores Së Një Nacionalisti Në Veri

NIKOZI, 26 maj /ATSH-AFP/ - Bisedimet për ribashkimin e Qipros rifilluan sot në Nikozi, për herë të parë me pjesëmarrjen e përbashkët të presidentit qipriot grek Demetris Kristofias dhe të drejtuesit të ri qipriot turk, nacionalistit Dervish Eroglu. Bisedimet ishin pezulluar në fund të marsit përpara zgjedhjeve presidenciale në Republikën turke të Qipros së Veriut, RTCN, entitet i njohur vetëm nga Ankaraja, ku fitoi Eroglu më 18 prill. Ky i fundit zuri vendin e Mehmet Ali Talat, i cili rifilloi, në shtator të vitit 2008, bashkë me Kristofias dhe nën mbikëqyrjen e OKB-së bisedimet për ribashkimin e ishullit të ndarë që prej vitit 1974. Ky takim pritet të shërbejë si indikator për mundësinë e rënies dakord mes Kristofias dhe Eroglu. Për të thyer akullin, OKB-ja organizoi dje në mbrëmje një darkë për të dy drejtuesit dhe bashkëshortët e tyre në një restorant të Nikozisë në një tokë të askujt në kryeqytet. Qipriotët grekë shqetësohen se mos idetë nacionaliste të liderit të ri qipriot turk përbëjnë një pengesë për gjetjen e një zgjidhjeje. Megjithatë, OKB-ja siguroi se bisedimet do të rifillojnë ekzaktësisht atje ku janë ndërprerë më 30 mars dhe se Eroglu është angazhuar për vazhdimin e procesit. /I.Pu.
KOMENTE