Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusia Dënon Demagogjinë Politike Të Ahmadinexhadit
English

Rusia Dënon Demagogjinë Politike Të Ahmadinexhadit

MOSKË, 26 maj /ATSH-AFP/ - Rusia dënoi sot demagogjinë politike pas kritikave të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad lidhur me qëndrimin e presidentit rus, Dmitri Medvedev mbi programin bërthamor të Teheranit, sipas këshillit diplomatik të Kremlinit. "Askush nuk ka arritur të ruajë autoritetin e tij përmes përdorimit të demagogjisë politike", deklaroi Sergei Prihodko, i cili citohej nga agjencitë ruse. Ahmadinexhad dënoi sot qëndrimin e Dmitri Medvedev, ku e akuzoi se po mbështeste ata, që sipas tij, ''kishin qenë armiqtë e tyre të përbashkët që prej 30 vjetësh". Duke qenë mbështetëse e hershme e Iranit, Rusia aktualisht po ndërton në Bouchehr centralin e parë bërthamor iranian, që duhet të vihet në funksion në vjeshtë. Por, Moska kohët e fundit, po shfaqet nga dita në ditë, gjithmonë e më e irrituar nga qëndrimi i Republikës Islamike lidhur me programin e saj bërthamor të shumëpërfolur./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE