Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Selimi: Reformat në polici, të jenë të dukshme
English

Selimi: Reformat në polici, të jenë të dukshme

Prishtinë, 26 Maj, NOA - Kryetari i komisionit parlamentar kosovar për Punë të Brendshme dhe Siguri, i shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të tij, u takua sot me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Behar Selimin.

Ai shprehu rëndësinë e ndryshimeve të fundit dhe atë jo vetëm në polici por edhe në ministrinë e Punëve të Brendshme, duke theksuar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit dhe për reformat që tashmë kanë filluar në polici:

“Jam i kënaqur që ke gjetur rrugë për funksionim më të mirë të policisë, reformat që ke filluar duhet të jenë të dukshme për ne dhe për qytetarët”, - theksoi kryetari i këtij komisioni.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë tha se reformat e ndërmarra prej këtij institucioni do të shkojnë në dobi të sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Menaxhimi i ri policor nënkupton që zyrtarët policorë do të jenë më afër qytetarit dhe atë me një qasje pro-aktive në funksion të parandalimit të krimit. Krahas kësaj kam vërejtur se deri tani ka munguar vendim marrja te eprorët e policisë, andaj, unë u kam dërguar një letër të hapur atyre duke vënë në funksion menaxhimin sipas objektivave dhe pres rezultate konkrete nga ata”, - theksoi Selimi duke shtuar se ai është duke mbikëqyrur në baza ditore zbatimin e mesazhit dhe çdo epror policor do të vlerësohet në bazë të rezultateve të punës dhe mënyrës së shfrytëzimit të burimeve.

n.e/NOA

KOMENTE